Sport

Mbyllet dy duelet e sotme në Superligë

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 08 April 2019

Më dy ndeshjet e zhvilluara sot në Ferizaj dhe Prizren është mbyllur xhiroja e 26-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Në stadiumin e qytetit në Ferizaj, skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore si mysafire e Ferizajt me rezultat 2-0. Golin e tri pikëve shumë të rëndësishme për bardhekaltërit i kanë shënuar mesfushori në top formë, Meriton Korenica dhe mbrojtësi Armend Thaçi.

Në Prizren në stadiumin “Përparim Thaçi”, Liria ka pësuar disfatë të thellë nga Feronikeli me rezultat 4-0. Golat për industrialistët i realizuan Kastriot Rexha 2x , Mevlan Zeka dhe Alber Dabiqaj.

-Advertisement-

Pas kësaj fitore Feronikeli vazhdon kryesimin në Superligë me 62 pikë, i ndjekur nga Prishtina që ka 59 sosh, ndërsa Liria renditet e 11-ta me 24 pikë, kurse Ferizaj mbetet i 10-ti me 25 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera