Sport

MKRS-ja mbështet Federatën e Shahut për pajisje, në vlerë prej 11 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 03 December 2018

Sipas këtij memorandumi, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e mbështet Federatën e Shahut të Kosovës me 11 mijë euro.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim kryetarin e Federatës së Shahut të Kosovës, Nysret Avdiu.

Në këtë takim, mes Ministrisë dhe Federatës u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi me qëllim të mbështetjes financiare të Federatës së Shahut të Kosovës për blerjen e pajisjeve të shahut. Sipas këtij memorandumi, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e mbështet Federatën e Shahut të Kosovës me 11 mijë euro.

-Advertisement-

Ministri Gashi, pas nënshkrimit të memorandumit tha se “ky memorandum u nënshkrua bazuar në kërkesën e Federatës së Shahut për blerjes e pajisjeve me qëllim të zbatimit të politikave të sportit të Republikës së Kosovës në pajtim me dispozitat e Ligjit për Sport dhe për realizimin e objektivave shtetërorë të ndërkombëtarizimit të sportit të përcaktuara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”.

Ai po ashtu u shpreh i gatshëm që të vazhdoj në mbështetje të Federatës me qëllim të avancimit të sportit të shahut dhe të krijimit të kushteve të favorshme për sportistët të cilët merren me këtë sport.

Ndërkaq kryetari i Federatës së Shahut të Kosovës, Nysret Avdiu, falënderoi ministrin Gashi për realizimin e kërkesës së Federatës që të mbështetet financiarisht në blerjen e pajisjeve të shahut. Ai tha se “kjo mbështetje financiare ka rëndësi të madhe sepse ndikon shumë në lehtësimin e punës për të gjithë ata që merren me këtë sport”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera