Mjet shpërthyes, pushkë dhe 536 fishekë sekuestrohen nga policia në një shtëpi në Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 21 August 2020
Një pushkë gjysmë automatike, një pushkë ajrore, 536 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Tre karikatorë të armës dhe një mjet shpërthyer janë sekuestruar nga policia në një shtëpi në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës kanë njoftuar se në vend të ngjarjes kanë qenë dhe Forca e Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-i, të cilët kanë tërhequr mjetin shpërthyes nga lokacioni.
E gjithë bastisja në kësaj shtëpie ka ndodhur në mesditën e së enjtes.
“Njësitë policore gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull kosovar kanë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjysmë automatike, një pushkë ajrore, pesëqind e tridhjetegjashtë (536) fishek të kalibrave të ndryshëm, tre karikatorë të armës dhe një mjet shpërthyes”, kanë treguar nga policia.
Siç kanë raportuar nga policia, lidhur me rastin nuk ka të arrestuar dhe se lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it të cilët në mënyrë të sigurt mjetin shpërthyes e kanë tërhequr nga ai lokacion. Me urdhër të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt dhe nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Të tjera
-
Presidentja Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj grave
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Kolumb...
-
Dy kosovarë dyshohet se janë arrestuar nga Serbia
Ushtria serbe raportohet se i ka arrestuar të premten dy persona nga Podujeva...
-
Kur do të hapet Ura e Ibrit ?
Takimi i radhës mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të S...
-
Gashi shprehet i nderuar që u prit nga miku i tij, Konjufca në Prishtinë
Gjatë ditës së djeshme, në Kosovë për vizitë zyrtare erdhi kryetari i parlame...
-
Manastiri i Graçanicës si këmbimore, thyen eurot për dinarë
Janë kulte fetare e veprimtaria e tyre do të duhej të ishte predikimi i fesë,...
-
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë i letrave me vlerë
Ministria e Financave ka njoftuar se më 03 dhjetor do të mbahet ankandi i pes...
-
BE-ja do të godasë firmat kineze me sanksione për mbështetjen e Rusisë në Ukrainë
Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i godasë kompanitë dhe i...
-
Trump “kërcënon” me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kinën
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se n...
-
AAK-ja mban konferencë për media
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës [AAK] do të mbajë konferencë për media sot. ...
-
Deputeti i GUXO: Gërvalla dhe Peci nganjëherë mund të mos ia qëllojnë, ka mos koordinim në parti
Deputeti i Listës “Guxo”, Ekrem Mustafa, pranon se ka moskoordinim brenda sub...
-
Miftarja: Sulmi dhe cenimi i dinjitetit të Fahrie Hotit është fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie
Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftarja, ka thënë se sulmi dhe ceni...
-
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te QKUK-së
Sot do të protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te Qendrës Klinike Universi...