“Mjeshtri shqiptar i arratisjeve” bie në prangat e policisë spanjolle
Autori: Gazeta inFokus
20:19 | 26 August 2026
Taulant Toma, shqiptari 42-vjeçar i cilësuar si “Mjeshtri i Arratisjeve”, është arrestuar në Tarragona të Spanjës, pas një operacioni të zhvilluar nga Policia Kombëtare spanjolle.
Toma, i cili kishte arritur të arratisej nga katër burgje të ndryshme, tre në Itali dhe një në Belgjikë, u kap të premten në lagjen Campclar. Sipas autoriteteve, ai ndodhej në Spanjë që prej janarit dhe përdorte dokumente të falsifikuara.
Në momentin e arrestimit, Toma ka bërë rezistencë. Një prej personave që ndodhej me të ka hedhur një pistoletë të tipit Sig Sauer në disa shkurre, e cila më pas është gjetur nga policia katalanase.
Rreth gjashtë oficerë kishin ndjekur lëvizjet e tij për disa ditë. Hetuesit e identifikuan përmes përshkrimit fizik, veçanërisht tatuazheve dhe një shenje të thellë në faqen e djathtë, raporton Euronews.al
Toma kreu arratisjen e parë në vitin 2009, kur ishte 25 vjeç dhe vuante dënimin për grabitje të armatosur në një burg në Terni të Italisë. Ai u largua përmes një vrime në rrjetën e oborrit dhe përdori çarçafë për të kaluar murin.
Katër vjet më vonë, më 2 shkurt 2013, ai u arratis sërish, këtë herë nga një burg në Parma. Së bashku me një bashkatdhetar dhe shokun e qelisë, Toma preu hekurat e qelisë dhe përdori çarçafë për të kaluar murin rrethues
Në shtator të po atij viti u arrestua në Belgjikë, por edhe atje arriti të arratisej. Më 14 dhjetor 2013, nga burgu Lantin, ai u largua pasi bashkëpunëtorët e tij morën peng një oficer burgu dhe krijuan kaos në oborr. Toma përdori një “piramidë njerëzore” për të kapërcyer murin e burgut dhe më pas u largua me një automjet që e priste jashtë.
Ai u arrestua në vitin 2015 dhe në vitin 2019 u ekstradua në Itali.
Arratisjen e katërt dhe të fundit e realizoi në dhjetor të vitit 2025 nga burgu i sigurisë së lartë Opera, në Milano. Edhe këtë herë ai përdori mjete të improvizuara për të prerë hekurat, çarçafë për t’u zbritur nga muri dhe një shkop të improvizuar për të kapërcyer barrierat.
Tashmë Toma mbahet në burgun Mas d’Enric në Spanjë, ndërsa Gjykata Kombëtare po procedon ekstradimin e tij drejt Italisë, ku e pret një dënim i gjatë.
Policia spanjolle vijon gjithashtu kërkimet për një bashkëpunëtor të Tomës, i cili dyshohet se sulmoi efektivët gjatë arrestimit./ElPais

T� tjera
-
Ky është parashikimi i motit për nesër
Nesër në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell, e vranësira lokale dhe rral...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të martën, në rend dite edhe Projektligji për Buxhetin 2027
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të martën, më 17 nëntor, në orën...
-
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të martën, këto janë zonat që preken
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Kënga nacionaliste serbe në Forumin e BE-së për zgjerimin shkakton polemika
Gjatë Forumit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, pas fjalimit të presidentes...
-
Çmimi i arit bie në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025
Çmimi i arit ra sot në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025, pasi forcimi ...
-
Gashi-Hamdiu: Nga viti 2021, Kosovës iu shtuan vetëm 30 megavatë
Ajrina Gashi-Hamdiu, ish-anëtare e Bordit të Drejtorëve të Operatorit të Sist...
-
Shkoi në punë në ëmbëltore, kur doli nuk e gjeti veturën – Mitsubishi zhduket në Dardani të Prishtinës
E parkoi veturën pranë vendit të punës, por kur doli ta kontrollonte, ajo ish...
-
Time Kadrijaj: A po keni rrymë? Neve na mbyti terri, ky është veç fillimi
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar lidhur me ndërprerjet e energ...
-
Probleme teknike në bankat e mëdha amerikane, mijëra klientë raportojnë vështirësi në aksesimin e llogarive
Klientët e Bank of America, JP Morgan Chase, Wells Fargo dhe disa bankave të ...
-
Mustafa: VV e mohonte që Kosova tregton rrymë nga Serbia, sot e ndaluan importin
Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka komentuar masat e Qeverisë për çështjen ...
-
Importi i lartë rrezikon shtrenjtimin e rrymës
Rritja e konsumit dhe importit të energjisë elektrike në Kosovë po i shton sh...
-
Aksidenti tragjik në Gjermani, Latifi ngushëllon familjet e dy të rinjve që humbën jetën
Lajmi i rëndë për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga Komuna e Rahovecit në ...



































