Auto&Tech

Mitsubishi Pajero i ri “në pritje”, pyetet edhe Nissan

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 22 November 2018

Prodhuesi japonez nuk është ende i sigurt nëse dhe kur do të ofrojë pasuesin e modelit aktual.

Mitsubishi, në vitet e fundit, “rifreskoi” SUV-in e saj më të madhe, Pajero, por brezi i 4-të i tanishëm ka mbetur pak a shumë i pandryshuar që nga 2006 kur u shfaq në treg, transmeton KosovaPress.

Ndërkohë, Mitsubishi është bërë pjesë e grupit Renault-Nissan, i cili ka bërë që kompania të mos vendosë më vetë se kur do të prezantojë modelin e ri. Një nga drejtuesit e Mitsubishit, Trevor Man, foli për Autocar në lidhje me temën mbi Pajero-n e ri.

-Advertisement-

Ai tha se vendimi për pasardhësin e modelit aktual nuk është bërë akoma, edhe pse prodhuesi japonez ka një dëshirë dhe pasion të madh për të filluar dizajnimin e gjeneratës së re të këtij SUV.

Man gjithashtu thotë se një rol të rëndësishëm në vendosjen e modelit të ri do të ketë standarde më të rrepta që kufizojnë emetimin e gazrave të dëmshëm dhe kufizojnë hapësirën manovruese për prodhuesit e automobilave.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy