Mitrovicë, policia largon nga qarkullimi 35 traktorë
Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 08 October 2018
qarkullimi 35 traktorë
Policia në Rajonin e Mitrovicës ka njoftuar se javë më parë ka filluar të zbatoj planin operativ “kontrolli i traktorëve dhe makinave bujqësore”.
Në njoftimin e policisë thuhet se ky plan ka filluar të zbatohet duke marrë parasysh rritjen e numrit të aksidenteve me pasoja fatale, veçanërisht dy rasteve të fundit në rajonin e Mitrovicës, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona.
Policia ka njoftuar se kontrolla të shtuara do të ketë në të gjitha rrugët, përfshirë edhe rrugët lokale. Sipas policisë, që nga fillimi i këtij plani janë shqiptuar 19 gjoba për drejtues të traktorëve dhe janë larguar nga qarkullimi 35 traktorë.
Policia në rajonin e Mitrovicës ka bërë apel tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti tek drejtuesit e traktorëve dhe makinave bujqësore, që të shtojnë kujdesin dhe vigjilencën gjatë qarkullimit të tyre, që makinat e tyre të jenë teknikisht në rregull, të respektojnë dhe t’iu përmbahen dispozitave ligjore, sinjalistikën rrugore, si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugëve.
Të tjera
-
“Denigrim, pabarazi, e dobët” – Ish-konsullja e Kosovës në Gjermani me akuza të rënda për Donika Gërvallën
“Ministre e dobët” e cila nuk ka interesim që ta përmirësoj politikën e jasht...
-
Alban Haziri shpallet “Sportisti i Vitit 2024” në Rahovec
Në një ceremoni festive të organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Spo...
-
Aktori Krasniqi për anulimin e konkursit në Teatrin Kombëtar: Do t’i shkojmë deri në fund
Aktori kosovar, Valmir Krasniqi, ka reaguar pasi Ministria e Kulturës, Rinisë...
-
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë në zemrën time
Ambasadori në largim i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, iu bashkua sot presi...
-
Lumturije Vuçetaj emërohet Kryeprokurore e Prokurorisë Themelore të Pejës
Lumturije Vuçetaj ka marrë shtatë vota për t’u emëruar Kryeprokurore e Prokur...
-
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK
Pas përfundimit dhe inaugurimit të sporteleve në Radiologji dhe në Biokimi në...
-
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuuan edhe këngëtarët e gastronomia
Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka bërë të ditur...
-
Aeroporti “Adem Jashari” regjistroi katër milionë pasagjerë, Kurti arsye e sheh liberalizimin e vizave
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” sot i ka regjistruar katër...
-
Përfundojnë hetimet për “Albkings”, aktakuza gati
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi bashkë me...
-
Petrit Kryeziu zgjedhet kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren
Petrit Kryeziu është votuar për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Priz...
-
“Mezi pres të shoh çfarë do të arrini në vitin 2025” – Hovenier bën adresimin e fundit për kosovarët
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka bërë adresimin e tij të fundit përpara...
-
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot një vendim për vendosjen e sanksioneve shte...