Lajme

Mitrovicë: Dëmtohet një fotografi në lapidarin e sheshit “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 08 January 2023

Një fotografi e vendosur në lapidar në sheshin “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci” në Mitrovicë është dëmtuar gjatë pasdites së djeshme.

Policia ka bërë të ditur se nuk ka të arrestuar, teksa janë duke e hetuar rastin, transmeton Klankosova.tv.

“Sheshi Fehmi dhe Xheve Lladrovci, Mitrovicë  07.01.2023 – 16:40. Është raportuar se në “Parkun e Solanes” persona të paidentifikuar kanë dëmtuar një fotografi të vendosur në Lapidar. Njësit përkatës janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera