Lajme

Mitrovicasin e sulmojnë tre persona dhe ia grabisin paratë- Policia e arreston një person dhe e liron pas intervistimit

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 15 June 2026

Një person është sulmuar nga tre persona pasditen e së dielës në Mitrovicë.

Policia njoftoi në raportin 24-orësh se viktimës ia kanë grabitur edhe para.

“Mitrovicë / 14.06.2026 – 15:20. Është raportuar se tre persona të panjohur kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe nga i njëjti kishin vjedhur një shumë parash”, thuhet në raportin e Policisë.

-Advertisement-

Lidhur me rastin, Policia tha se është arrestuar dhe intervistuar një person dhe me urdhër të prokurorit është liruar.

Rasti është nën hetime, sipas policisë.

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy