Lajme

Mitrovica e Veriut: Marketi “Llaziq” zëvendësohet nga zinxhiri tregtar kosovar

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 26 August 2024

Ish-marketi “Llaziq” në Mitrovicës e Veriut u zëvendësua nga zinxhiri tregtar “Meridian”. Ky market u hap sot në Mitrovicën e Veriut, siç thekson portali “Radio KIM”, “mu pranë monumentit të car Llazarit”.

Objekti i marketit “Llaziq” është marrë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe ende nuk dihet nëse i është shitur rrjetit tregtar “Meridian” apo është dhënë me qira vetëm për përdorim.

Objekti u hap nga kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka dhe drejtori ekzekutiv i “Meridianit” Agon Gashi.

-Advertisement-

“Qëllimi ynë i vetëm është që të fitojmë çdo klient me shërbim të cilësisë së lartë”, ka thënë Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane.

Siç ka deklaruar drejtori ekzekutiv i “Meridianit” për këtë portal, në objekt punojnë shtatë persona të cilët i flasin të dyja gjuhët zyrtare në Kosovë.

“Kjo nuk do të jetë problem, serbët do të kenë shërbimin më të mirë kur të bëjnë pazar në dyqanin tonë”, ka thënë menaxheri i kompanisë “Meridian Express” Agron Gashi.

“Ne bëjmë biznes kudo, ky është dyqani ynë i 45-të. Ne kemi shërbimin më të mirë dhe produkte të reja. Stafi është i përgatitur dhe i trajnuar mirë për të ofruar shërbimet më të mira”, ka shtuar Gashi.

“Këto nuk janë biznese serbe apo shqiptare, janë të gjitha nga Kosova. Nëse kontrolloni në regjistrimin e biznesit, asnjëri prej tyre nuk është i regjistruar, si serb apo shqiptar, të gjithë janë kosovarë”, ka theksuar Arian Zeka.

“Ne do të sigurohemi që të respektojmë gjuhët, gjithçka në dyqanin tonë është e përkthyer. Slogani ynë është “Në lagjen tuaj”, ka shtuar Zeka, transmeton Paparaci.

Njëri nga punëtorët e punësuar është i komunitetit serb, pjesa tjetër janë ose nga komuniteti boshnjakët ose nga komunitetet që jetojnë në veri dhe i dinë të dyja gjuhët.

“Jemi të hapur, do të kemi më shumë vende të lira pune. Të gjithëve do t’u japim një shans”, ka përfunduar Zeka.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera