Ekonomi

Mishi i derrit nga Hungaria nuk i rrezikon kosovarët

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 04 May 2018

Kosova nuk rrezikohet nga mishi që vjen prej Hungarisë e as nga “Murtaja Afrikane”.

Ani pse të premten u raportua se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka ndaluar importimin e përkohshëm të importit për  mishin e derrit që vie nga shteti i Hungarisë, vendi më i varfër në rajon nuk importon fare produkte të mishit të derrit nga ky shtet.

Së paku jo në dy vitet e fundit.

-Advertisement-

Në bazë të statistikave të importit të mishit që ka siguruar Infokusi prej Doganës, gjatë vitit 2017 dhe në tre mujorin e parë të këtij viti, nuk ka hyrë as edhe një kilogramë mish derri nga Hungaria.

Mishi i vetëm që blejnë kosovarët prej Hungarisë, është ai i pulës e pjesë të tjera të saj, shkruan Infokusi.com.

Njoftimin se Kosova ka nxjerrë vendim për masën e ndalesës së përkohshme të importit për mishin e derrit nga Hungaria e kishte dhënë zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë javën e kaluar ka nxjerr vendim për masën e ndalesës së përkohshme të importit për kafshët e llojit të derrit, mishin e derrit dhe produktet nga mishit i derrit për shtetin e Hungarisë”, ka thënë ai.

Sipas Thaçit, masa e ndalesës së importit të llojeve të këtij mishi, ka ardhur menjëherë pas njoftimit për paraqitjen e sëmundjes së Murtajës Afrikane. Gjersa tha se masa e ndalesës do të jetë në fuqi deri në nxjerrje të vendimit të ri.

Importuesi më i madh i mishit në vend mbetet Brazili. Pavarësisht, se cilësia e produkteve që vijnë nga ky vend kohë më parë ishte venë në dyshim, prapë mbetet importuesi më i madh. Miliona kilogramë mish nga Brazili hyjnë çdo vjet në Kosovë.

Përveç Brazilit, vende të tjera prej të cilave kosovarët blejnë mish janë edhe Shqipëria, Turqia, Bullgaria, Zvicra, Italia, Brazili dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vetëm në dy vitet e fundit dhe në këtë tremujor në vend kanë hyrë 97 milionë e 820 mijë e 597 kilogram mish të të gjitha llojeve. Tërë kjo sasi kap një kosto prej 128 milionë e 652 mijë e 404 euro.(Arjeta Shabani)/Infokusi

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy