Sport

Mirlind Daku: Gjithmonë mirënjohës ndaj Zotit për gjithçka

Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 26 November 2020

Sulmuesi në top formë i Ballkanit, Mirlind Daku, ka reaguar pas fitores se Ballkanit 2-1 në udhëtim të Drenica, në kuadër të javës së 14-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Daku realizoi golin e dytë për ‘portokallinjtë’ në këtë takim dhe të 19-tin në këtë sezon.

Pas ndeshjes ai përmes llogarisë së tij zyrtare në facebook është shprehur mirënjohës ndaj Zotit për gjithçka.

-Advertisement-

“Gjithmonë mirënjohës ndaj Zotit për gjithçka ❤️🙏 + 3..”, ka shkruar sulmuesi gjilanas në facebook.

Daku po kalon sezonin më të mirë në karrierë, dhe për këtë ai ishte pjesë e kombëtares A të Kosovës në ndeshjet e nëntorit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera