Lajme

Mirena: PDK, LDK e AAK janë të ftuar nga ambasada amerikane për diskutim lidhur me Asociacionin

Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 24 January 2023

Analisti dhe gazetari, Ilir Mirena thotë se opozita është e ftuar në organizmin e Ambasadës Amerikane në Kosovë për një diskutim lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Mirena në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se në këtë takim janë ftuar LDK, PDK e AAK.

“Informacionet tona thonë që edhe opozita është e ftuar aty, bile na kanë konfirmu disa prej tyre. Prej partive më kryesore që janë në parlament. LDK, PDK e AAK janë të ftuar në atë takim”, thotë Mirena.

-Advertisement-

Kujtojmë se Ambasada amerikane ka thënë se qëllim i diskutimit është që të rritet avancimi në kuptimin reciprok për çështjen e Asociacionit.

Krejt kjo, sipas ambasadës amerikane, për ta mbështetur dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera