Sport

Mirel Josa me kritika për futbollistët e tij, pavarësisht fitores

Autori: Gazeta inFokus 18:22 | 14 April 2018

Prishtina ka vazhduar me fitore, teksa ka mposhtur Besën minimalisht 1:0. Ahmed Januzi ishte vendimtar me golin në pjesën e parë.

Në fakt, 45 minutat e parë të ndeshjes i lanë përshtypje trajnerit Mirel Josa, teksa ka kritika për futbollistët e tij për mënyrën e lojës në pjesën e dytë.

“Jam i kënaqur me lojën ne pjesën e parë. Edhe pse humbën disa raste në këtë periudhë, prapë jam i kënaqur. Por, për mënyrën sesi luajtëm në pjesën e dytë nuk jam i kënaqur sepse futbollistët nuk e menaxhaun mirë lojën. Do të duhej të kishim luajtur ndryshe”, deklaroi Josa për SuperSport.

-Advertisement-

Me fitoren e sotme, Prishtina ka 50 pikë, po aq sa edhe Drita, por që gjilanasit kanë një ndeshje më pak.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera