Sport

Miqësoret, Portugalia lë jashtë Cristiano Ronaldon

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 04 November 2017

E bujshme apo e justifikueshme, një gjë është e sigurtë. Spektaklit të futbollit ndërkombëtar do t’i mungojë më i miri i FIFA-s në miqësoret e mesit të këtij nëntori.

Cristiano Ronaldo është lënë jashtë grumbullimit të skuadrës së Portugalisë për miqësoret ndaj Arabisë Saudite, më 10 nëntor, dhe Shteteve të Bashkuara pas 4 ditësh.

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos nuk ka përfshirë në kombëtare as veteranët Ricardo Quaresma dhe Nani.

-Advertisement-

“Mungesat janë për arsye të ndryshme, – tha Santos këtë të premte. – Disa janë zgjedhjet e mia, disa për shkaqe dëmtimesh. Ne do të shfrytëzojmë këtë mundësi që na jepet për të parë lojtarë të tjerë. Jam personi i parë që do të mbaj përgjegjësi për vlerësimin e lojtarëve, kështu që dua të zgjedh më të mirët e mundshëm për listën me 23 lojtarë që do të shkojnë në Botërorin e Rusisë”.

Santos tha se miqësoret do t’i japin mundësi Portugalisë të luajë kundër dy kombëtareve me stile të ndryshme, e që rrallë qëllon të përballesh me to.

Kampionët në fuqi të Europës siguruan biletën për në “Rusi 2018” duke fituar grupin B, përpara Zvicrës që e mposhtën në ndeshjen e fundit vendimtare, si dhe Hungarisë së vendit të tretë.

Ja lista e plotë e Portugalisë:

Portierë: Anthony Lopes (Lion), Beto (Goztepe), Jose Sa (Porto)
Mbrojtës: Antunes (Getafe), Edgar Ie (Lille), Kevin Rodrigues (Real Sociedad), Joao Cancelo (Inter), Luis Neto (Fenerbahçe), Nelson Semedo (Barcelona), Pepe (Besiktas), Ricardo Ferreira (Braga), Ricardo Pereira (Porto)
Mesfushorë: Bernardo Silva (Manchester City), Bruno Fernandes (Sporting Lisbon), Danilo Pereira (Porto), Joao Mario (Inter), Manuel Fernandes (Lokomotiv), Ruben Neves (Wolverhampton)
Sulmues: Andre Silva (AC Milan), Bruma (Leipzig), Eder (Lokomotiv), Gelson Martins (Sporting Lisbon), Goncalo Guedes (Valencia), Rony Lopes (Monaco).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera