Lajme

MINTI: Kusari-Lila nuk e zgjodhi hotelin, lokacionin e caktoi Ambasada Gjermane

Autori: Gazeta inFokus 21:40 | 19 August 2026

MINTI: Kusari-Lila nuk e zgjodhi hotelin, lokacionin e caktoi Ambasada Gjermane

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka reaguar ndaj raportimeve të disa portaleve se ministrja në detyrë, Mimoza Kusari-Lila, ka preferuar një hotel mbi bazë etnike gjatë vizitës së Christian Wiermer në Kosovë, duke thënë se aktiviteti dhe lokacioni janë përcaktuar nga Ambasada Gjermane dhe jo nga ministrja

Sipas MINTI-t, pretendimi se Kusari-Lila ka “preferuar hotelet me motivacion multietnik para atyre shqiptare” është i pavërtetë dhe përbën dezinformatë

-Advertisement-

Sipas MINTI-t, përkatësia etnike nuk është dhe nuk ka qenë kriter në aktivitetin institucional të ministres Kusari-Lila, ndërsa Ministria ka thënë se ajo në vazhdimësi promovon bizneset vendore pa dallime dhe angazhohet për zhvillim të barabartë ekonomik në të gjithë Kosovën.

MINTI ka theksuar se kritika është pjesë e demokracisë, por se raportimi duhet të bazohet në fakte dhe verifikim

Në fund të reagimit, Ministria ka përsëritur se aktiviteti është organizuar nga Ambasada Gjermane dhe se lokacioni është përzgjedhur nga Ambasada.

“Çdo pretendim që e paraqet këtë si zgjedhje të ministres është dezinformatë dhe manipulim i fakteve”, thuhet në reagimin e MINTI-t

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy