Ministrja Gërvalla nesër në darkën e Borellit për liderët e Ballkanit Perëndimor
Autori: Gazeta inFokus 17:59 | 10 May 2022
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, i ka ftuar në një darkë jo formale liderët e Ballkanit Perëndimor për të mërkurën (11 maj), ku do të marr pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka konfirmuar takimin, duke thënë se në këtë darkë joformale do të diskutohet për të ardhmen e rajonit dhe sfidat kryesore me të cilat po përballet.
“Kjo përfshin situatën në rajon dhe në marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor, pritshmëritë për anëtarësimin në BE dhe kontekstin më të gjerë gjeopolitik”, ka thënë Stano për RTV Dukagjini.“Darka tjetër joformale do të mbahet në Bruksel të mërkurën në mbrëmje”, shtoi ai.
Sipas tij, pjesëmarrja është në nivelin e liderëve (presidentëve) ose kryeministrave.Po ashtu, në këtë darkë është konfirmuar edhe pjesëmarrja e ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
Kjo për RTV Dukagjinin është konfirmuar nga kabineti MPJD-së.“Sot e kemi përfunduar vizitën ne Izrael, e në mbrëmje nisemi për në Bruksel. Po merr pjesë (në darkën joformale të organizuar nga Borrelli)”, ka thënë Sharr Jakupi, shef i Kabinetit të MPJD-së.
Darka e mëparshme informale ishte zhvilluar në shtator 2021 në Nju Jork në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe e para nën mandatin e Borrell kishte qenë vitin e kaluar më 18 maj të vitit 2021.Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës Zheljko Komsiq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama si dhe ministri i Jashtëm i Serbisë Nikola Selakoviq ishin ata që morën pjesë në atë darkë joformale, ku ishte diskutuar për situatën në rajon dhe marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor.
Të tjera
-
Shfaqet një variant i ri i Covid-it: Cilat janë katër simptomat kryesore?
Varianti i ri, i quajtur XEC, u identifikua në Gjermani në qershor dhe që atë...
-
Ish-kryetari i Leposaviqit mohon se ka ndikuar në punësimin e të akuzuarve tjerë
Në gjykimin për korrupsion e krim të organizuar ndaj ish-kryetarit të Leposav...
-
Dreka e fundit në Nju Jork e Kryediplomatit të BE’së Josep Borell me liderë të Ballkanit Perëndimor
Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell do të ketë një drekë pune me lide...
-
Zemaj: Që 1 muaj në Onkologji mungon një injeksion, pacientët në mungesë të tij ndodhen në gjendje jo të mirë shëndetësore
Deputeti i LDK-së Armend Zemaj thotë se që 1 muaj në Klinikën e Onkologjisë t...
-
Dy shqiptarë dënohen me burg dhe me “dëbim të menjëhershëm” nga Zvicra
Dy shqiptarë dolën para Gjykatës së Qarkut Wil si “njerëz terreni” të një ban...
-
“Fajin s’na e ka BE, por Kurti”, Haziri: Vuçiç do të krijojë korridore etnike në Kosovë
Serbia është burim destabilizimi, dhe po kërkon krijimin e korridoreve etnike...
-
Ekspertët: Ndalimi i importeve nga Serbia mund të ketë pasoja për Kosovën
Diplomatë gjermanë të angazhuar për Ballkanin dhe ekspertë të çështjeve të in...
-
Osmani në Nju Jork, takohet me artistin Petrit Halilaj
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me artistin shqiptar, Petrit...
-
“Ndoshta ka me pasë arrestime”, frikësohet deputeti Abrashi pas intervistimit të Dejona Mihalit
Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka reaguar pas intervistimit nga Prokuroria ...
-
Ky është parashikimi i motit për vikend
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën do të mbajë ...
-
Haziri kritikon Kurtin: Shtetin që dikur e kundërshtonte, tani po e izolon
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, d...
-
RTK: Në veri për 7 muaj u shpenzua rrymë në vlerë prej 8 milionë euro, u paguan 600 mijë
Energjia e shpenzuar në 7 mujorin e parë të këtij viti në komunat veriore, ka...