Lajme

Ministrja Bajrami: E kam menduar dorëheqjen pas vjedhjes në Thesar

Autori: Islam Morina 21:04 | 26 October 2020

Ministrja Hykmete Bajrami, ka thënë se ka menduar të jap dorëheqje kur e ka kuptuar se janë vjedhur 2.1 milionë euro nga Thesari, shkruan Gazeta inFokus.

Ajo ka thënë se ky rast e ka tronditur. Këto komente ministrja Bajrami, i ka bërë në emisionin Pressing në T7.

“Është me të vërtet rast që më ka tronditur. Po flas personalisht për vete. Ndihemi të rrënuar dhe tradhtuar. Është cenim i financave të shtetit. Është skandalozë, por është shkaktuar jo nga persona politik, nuk ka lidhje me politik. Është bërë nga zyrtarë të Thesarit të cilët që 11 vjet punojnë aty. Më ka shkuar mendja që në momentin e parë të jap dorëheqje, por kam menduar dorëheqje do u shërbente kriminelëve të cilat shfrytëzuar boshllëkun në ministri. Ka pasur raste të shumta në Kosovë kur janë zhdukur të gjitha provat. Pas konsultimit me kolegët kam vendosur që të luftojmë krimin deri në fund“, ka thënë ministrja Bajrami./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera