Lajme

Ministria për bujqit – Subvencione, edhe pak edhe të vona

Autori: Gazeta inFokus 20:47 | 21 Tetor 2026

Fermerët në Kosovë po ankohen për vonesat në ndarjen e subvencioneve dhe për kriteret e reja për mbështetjen e grurit.

Sipas tyre, çmimet e naftës janë rritur, ndërsa shuma e subvencioneve ka mbetur e njëjtë.

Fermeri Ferat Xhaka thotë se pagesat e vonuara ua vështirësojnë përgatitjet për sezonin bujqësor, duke paralajmëruar humbje për shkak të shpenzimeve të larta.

-Advertisement-

Ndërkaq, Imri Tespishta nga Bërrnica e Epërme thotë se nuk e ka mbjellë grurin për shkak të vonesës dy mujore të mjeteve financiare. Ai kundërshton edhe kriterin prej 3 mijë e 225 kilogramësh grurë për hektar, duke vlerësuar se ai mund të përjashtojë shumë fermerë nga subvencionet.

Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ka deklaruar se pagesat do të realizohen më së largu në nëntor.

Ai ka paralajmëruar gjithashtu se nga viti i ardhshëm synohet që thirrja për subvencione të hapet më herët, ndoshta në fund të janarit.

Muja nuk ka komentuar ndryshimin e kritereve për subvencionimin e grurit pas përfundimit të afatit për aplikim.

Detajet mund t’i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy