Ministria e Xhelal Sveçles pagoi 120 mijë euro për punonjës që nuk shkuan asnjë ditë në punë
Autori: Gazeta inFokus
18:20 | 29 June 2026
Ministria e Punëve të Brendshme ka vazhduar të paguajë paga për një grup punonjësish që, sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, nuk kanë ushtruar asnjëherë detyrat e tyre, ndërsa çështja mbetet ende e pazgjidhur për shkak të procedurave administrative dhe ankesave në institucionet kompetente
Raporti i auditimit tregon se bëhet fjalë për punonjës të komunitetit serb, të cilët ishin sistemuar në bazë të Vendimit të Qeverisë nr. 06/39 të vitit 2015, me qëllim të integrimit të tyre në institucionet e Republikës së Kosovës
Raporti rikujton se Rregullorja (QRK) nr. 04/2024 për orarin e punës, pushimet dhe vijueshmërinë e zyrtarëve publikë obligon çdo zyrtar publik të regjistrohet në sistemin elektronik të vijueshmërisë, ndërsa përcakton se “mungesa e evidentimit të vijueshmërisë në punë nga zyrtari llogaritet si mungesë në punë.”
Gjatë vitit 2025, MPB ndërmori hapa për ta adresuar këtë situatë, duke i transferuar këta zyrtarë në Qendrat për Pajisje me Dokumente dhe Qendrat për Regjistrim të Automjeteve në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil.
Megjithatë, procesi nuk është përmbyllur. Katër zyrtarë janë larguar nga shërbimi civil me masa disiplinore dhe, që nga shtatori i vitit 2025, nuk janë paguar më. Ndërkaq, 15 të tjerë kanë kundërshtuar vendimin për transferim dhe kanë paraqitur ankesa në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, duke e lënë çështjen ende të hapur.
Sipas raportit, vetëm gjatë vitit 2025, vlera e pagave të realizuara për 19 punonjës që nuk kishin vijuar punën arriti në 119 mijë e 999 euro.
Sipas raportit, vetëm gjatë vitit 2025, vlera e pagave të realizuara për 19 punonjës që nuk kishin vijuar punën arriti në 119 mijë e 999 euro.
Auditori vlerëson se “pagesa e pagave në mungesë të vijueshmërisë në punë përbën pagesë të parregullt dhe shkakton dëm për buxhetin e Ministrisë.”
Për këtë arsye, Zyra Kombëtare e Auditimit ka rekomanduar që ministri të monitorojë situatën dhe të sigurojë që veprimet e mëtejshme të jenë në përputhje me kërkesat ligjore, me qëllim të zgjidhjes përfundimtare të kësaj çështjeje

T� tjera
-
Haxhiu takohet me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, diskutojnë për avancimin e Kosovës drejt BE-së
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, ka pritur në takim shefen e re të Zyrës Nd...
-
Sekuestrohen rreth 118 gramë marihuanë në Mitrovicë, Sveçla: Lufta kundër narkotikëve vazhdon pa kompromis
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se në një ope...
-
Polici harron armën zyrtare në një pompë derivatesh në Shkabaj, një qytetar ia merr atë
Një zyrtar policor ka raportuar se e kishte harruar armën zyrtare në një pomp...
-
Osmani: Deri këtu paska arritur urrejtja ndaj LDK-së, të njollosen edhe ata që u vranë
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me etiketimet ndaj...
-
Raportohet një rast i rrëmbimit në Mitrovicë, policia nis hetimet
Një femër ka raportuar në Polici një rast të dyshuar të rrëmbimit në Mitrovic...
-
Sigurimi invalidor në Zvicër rrezikon të mbetet pa mjete financiare
Sigurimi invalidor (IV) në Zvicër po përballet me vështirësi të mëdha financi...
-
Vidhen mbi 275 mijë euro nga një lokal në Prishtinë, Policia jep detajet
Persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur 275 mijë e 300 euro n...
-
Sot mbahet seanca ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e ish-bashkëshortes Arlinda Zekaj
Sot, më 24 nëntor, në Gjykatën Themelore në Pejë pritet të mbahet seanca e sh...
-
Mbi 50 aksidente rrugore brenda 24 orëve
Gjatë 24-të orëve të fundit në vendin tonë janë shkaktuar 60 aksidente trafik...
-
FSK jep detaje për lëndimin e ushtarit gjatë stërvitjes: Gjendja e tij është stabile
Forca e Sigurisë së Kosovës ka reaguar lidhur me rastin e djeshëm, ku një pje...
-
Nënë e bijë përfundojnë në polici pas një konflikti në Prishtinë
Një nënë dhe vajza e saj janë shoqëruar në stacion policor në Prishtinë, pas ...
-
Polici harron armën zyrtare në pompën e derivateve në Shkabaj, një person e merr atë
Një zyrtar policor ka raportuar se e kishte harruar armën e tij zyrtare në nj...
































