Ekonomi

Ministria e Xhelal Sveçlës blen çertifikata për regjistrim të automjeteve, i kushtojnë gati 189 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 19:59 | 01 November 2022

Gati 190 mijë euro i kanë kushtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme çertifikatat për regjistrimin e automjeteve. Me gjithë këto para, Ministria ka blerë 900 mijë të tilla, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në bazë të një përllogaritje të thjeshtë i bie se një çertifikatë i ka kushtuar 21 centë.

-Advertisement-

Sipas këtij njoftimi, kohëzgjatja e kësaj kontrate është për 36 muaj.

Fillimisht ishin planifikuar të shpenzoheshin 198 mijë euro, por në fund kontrata është nënshkruar për 189 mijë euro.

Nga 33 kompani sa kanë dorëzuar ofertat për të kryer këtë furnizim për MPB’në, fitues është shpallur Grupi i Operatorëve Ekonomik “KOSOVA INFORMATION TECHNOLOGY SH.A.; Demax Holograms PLC”.

Kontrata është nënshkruar më 10 tetor 2022.

   

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera