Ministria e Shëndetësisë jep detaje lidhur me vjedhjen e barnave në Depon Qendrore

Autori: Gazeta inFokus
19:58 | 10 November 2022
Vidhen barna në Depon Qendrore, Ministria e Shëndetësisë jep detaje.
Një vjedhje ka ndodhur para tri ditësh në Depon Qendrore të Barnave, ku janë vjedhur barna në blerë 1 mijë e 105 euro.
Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi drejtuar mediave.
“Ministria e Shëndetësisë e njofton publikun se me datën 07.11.2022, në Depon Qendrore të Barnave është vërejtur mungesa e disa karrikeve që kanë qenë në Depo dhe menjëherë ka filluar verifikimi i produkteve të barnave, ku është vërejtur mungesë e një sasie të Methadonit sirup, sasi prej 90 copë. Menjëherë është njoftuar Polica e Kosovës. Gjatë verifikimit, në prezencë të Policisë së Kosovës, është vërejtur mungesë e sasisë edhe nga produkti Tramadol ampula dhe Morfin ampula”, thuhet në njoftim.
Ministria ka thënë se pas përfundimit të procedurave nga Policia e Kosovës, nga MPB është kërkuar që të bëhet mbyllja e hapësirës ku është kryer vjedhja brenda depos dhe se në orën 18:00 është bërë mbyllja e përkohshme e Depos Qendrore të Barnave.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë e njofton publikun se me datën 07.11.2022, në Depon Qendrore të Barnave është vërejtur mungesa e disa karrikeve që kanë qenë në Depo dhe menjëherë ka filluar verifikimi i produkteve të barnave, ku është vërejtur mungesë e një sasie të Methadonit sirup, sasi prej 90 copë.
Menjëherë është njoftuar Polica e Kosovës. Gjatë verifikimit, në prezencë të Policisë së Kosovës, është vërejtur mungesë e sasisë edhe nga produkti Tramadol ampula dhe Morfin ampula.
Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është kontrolluar hapësira e Depos Qendrore te Barnave dhe në fund të Depos është vërejtur se është bërë thyerje e murit të Depos nga podrumet e Pallatit të “Rilindjes” , ku sigurimi fizik i depos nuk ka qasje.
Bazuar në Sistemin e Menaxhimit te Stokut Farmaceutik (SMSF), Inspektorati Farmaceutik ka konstatuar se mungojnë sasi të produkteve si në vijim:
Methadon sol 100ml, 90 shishe, Tramadol 50 mg, 541 ampula dhe Morphine 10mg/ml, 280 ampula, ku vlera totale e produkteve që mungojnë është 1105.92€.
Pas përfundimit të procedurave nga Policia e Kosovës, nga MPB është kërkuar që të bëhet mbyllja e hapësirës ku është kryer vjedhja brenda depos dhe në orën 18:00 është bërë mbyllja e përkohshme e Depos Qendrore të Barnave.
Lidhur me rastin e depos janë duke vazhduar hetimet nga organet kompetente, ndërsa Ministria e Shëndetësisë është duke marr masa për fuqizimin e sigurisë fizike të depos së barnave.

Të tjera
-
Gjithçka e kapur nga kamerat e sigurisë – Minutat e ‘përballjes’ së Agon Zejnullahut me policinë
Gazeta Infokus ka siguruar videon 4 minutëshe nga kamerat e sigurisë se si nd...
-
Haxhiu reagon pas Sveçlës me kritika ndaj Institutit të Mjekësisë Ligjore: Dje është kryer autopsia e Agon Zejnullahut, s’kanë dorëzuar raport
Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar për vdekjen e Ago...
-
Vasfije Krasniq në “Vogue” – mes 250 të mbijetuarave të dhuɳës seƙsuale nga e gjithë bota
Vasfije Krasniqi-Goodman, një nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luft...
-
“Vrasja nga pakujdesia” e 27 vjeçarit në Lipjan, Sveçla: Jam thellësisht i prekur nga vdekja, pres të zbardhet e vërteta
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka reaguar për vdekjen...
-
Parlamenti Evropian: Serbia duhet ta njohë gjenocidin në Srebrenicë
Parlamenti Evropian u përkul të hënën para viktimave të gjenocidit në Srebren...
-
Trump i çon letër Vuçiqit, nga 1 gushti 35% tarifa ndaj mallrave serbe, ka edhe një paralajmërim nëse Serbia i përgjigjet
Presidenti Donald Trump ka vonuar zyrtarisht vendosjen e tarifave më të larta...
-
Osmani, Kurti e Sveçla heshtin për vdekjen e Agon Zejnullahut, pesë policë të arrestuar si të dyshuar për “vrasje nga pakujdesia”
Krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kur...
-
Haradinaj kujton vëllezërit Bytyqi: Luftuan me nder për lirinë e Kosovës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar vëllezërit Bytyqi, Agronin,...
-
E pazakontë, bie borë në mes të korrikut në Slloveni
Sllovenia është goditur nga një front i ftohtë, duke sjell një freski të paza...
-
“I lypke fëmijët sikur e dijke që ka me ndodh diçka”- Vëllau i Agon Zejnullahut tregon momentin e fundit me të
Vëllai i Agon Zejnullahut ka folur për bisedën e fundit që pati me të vëllain...
-
Kamioni bëhet shkrumb e hi në Prishtinë
Një rast i zjarrit ka ndodhur sot në Prishtinë. Një kamion u bë shkrumb e ...
-
Raporti preliminar i autopsisë – nga çka dyshohet se vdiq 27 vjeçari në Lipjan që u arrestua nga Policia
Në Inspektoratin Policor të Kosovës që po e heton rastin me autorizim të Prok...