Fokus

Ministria e Shëndetësisë jep 28 mijë euro për bileta aeroplani

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 29 May 2024

Ministria e Shëndetësisë në krye me ministrin, Arben Vitia ka hapur një tender me të cilin po kërkon shërbime të transportit ajror.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës vlera e përgjithshme e kontratës ka qenë 32 mijë euro me kohëzgjatje prej 36 muajsh, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Derisa në kontratën e cila është nënshkruar me 28 maj nuk është specifikuar se për çfarë nevojiten këto shërbime të transportit ajror.

Mirëpo ky tender me përshkrimin ’Shërbime te transportit ajror’’ përmes procedurës së hapur i është dhënë kompanisë “AS Travel Club, Sh.P.K”, për 28 mijë euro.

Gazeta Infokus ka provuar të kontaktoi me zyrën për informim në këtë institucion për të parë se për çfarë do të përdoren këto bileta avioni mirëpo të njëjtit nuk e kanë hapur telefonin.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera