Lajme

Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për personel civil, Mehaj jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 21 May 2022

Ministri i Mbrojtjes, Amrend Mehaj, ka njoftuar se ministria që ai drejton së shpejti do të hapë konkurs për për personel civil në 75 pozita specialistike, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Mehaj ka treguar edhe pozitat për të cilat do të hapet konkurs.

Gjithashtu, ai ka njoftuar se konkurset do të hapen përgjatë periudhave të ndryshme kohore, në grupe, sipas fushave specifike të kërkuara.

-Advertisement-

“Ushtria po rritet, e bashkë me të po ngriten dhe kapacitetet e resurseve humane.
Ministria e Mbrojtjes është më e gatshme se kurrë të mbështes tranzicionin e FSK-së drejt një ushtrie të përgatitur në aspektin profesional dhe operacional që përmbush standardet e ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s”, ka shkruar Mehaj.

Ndërkaq, pozitat për të cilat do të hapet konkurs janë:

1. Mjek specialist

2. Infermier

3. Asistent i Stomatologjisë

3. Biokimist

4. Psikolog/Psikolog Klinik

4. Teknik i Veterinarisë

5. Zyrtar Ligjor

6. Specialist për mbrojtje kibernetike

7. Zhvillues i Sistemeve

8. Specialist i mbështetjes teknike (sisteme, rrjeta)

9. Menaxher i Web Faqes

10. Zyrtar për Mirëqenie

11. Zyrtar për cilësi

12. Teknik i ushqimit

13. Hidroinxhinier

14. Inxhinier i Ndërtimtarisë

15. Zjarrfikës

16. Mekanik

17. Inspektues i derivateve

18. Ligjërues/Instruktor i vozitjes./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!

Të tjera