Lajme

Ministria e Kulturës njofton për licencimin e federatave sportive

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 13 July 2022

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar të gjitha federatat sportive se nga data 18 korrik mund të bëjnë aplikimin për të licencuar federatat, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, thuhet se dokumentacioni i federatave që aplikojnë për licencim vlerësohet nga Komisioni Vlerësues për licencimin e tyre.

“Dokumentacioni i federatave që aplikojnë për licencim vlerësohet nga Komisioni Vlerësues për Licencimin e Federatave Sportive. Përbërja e komisionit është caktuar me vendim të ministrit Hajrulla Çeku dhe ka këtë përbërje të cilën mund ta gjeni në dokument”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

-Advertisement-

Po ashtu kanë shtuar se për të i lehtësuar proceduarat e aplikimit, ministria ka përgatitur formularin ku sqarohet se cilat janë dokumentet dhe kriteret e nevojshme për aplikim.

“Me qëllim të lehtësimit të procedurës së aplikimit, MKRS-ja ka përgatitur formularin ku sqarohet se cilat janë dokumentet dhe kriteret e nevojshme që duhet plotësuar për licencim si dhe të dhënat tjera të veçanta siç parashihen me Udhëzimin Administrativ”, thuhet tutje në njoftimin e tyre./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

 

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy