Lajme

Ministria e Financave tregon se deri kur pensionistët mund të paraqiten për verifikim

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 09 August 2022

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributeve, se afati i paraqitjes fizike në objektet e Departamentit të Pensioneve do të përfundojë më datën 12 gusht.

Përmes një njoftimi për media thuhet se ky vendim vlenë për të gjithë përfituesit në të gjitha regjionet ku jetojnë apo vizitës mobile nga zyrtarët e këtij departamenti (për personat me probleme shëndetësore).

“Andaj, ftojmë të gjithë përfituesit e këtyre skemave të kryejnë këtë obligim ligjor dhe të bëhet verifikimi i tyre. Përndryshe, çdo përfitues që nuk e kryen këtë obligim ligjor dhe nuk është i lajmëruar brenda gjashtë muajve të fundit të këtij viti pranë departamentit të pensioneve, do të pezullohet nga pagesa sipas procedurave ligjore”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera