Ministria britanike e Mbrojtjes: Rusia po përgatitet për mobilizim më të gjerë ushtarak
Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 18 March 2023
Shërbimet e zbulimit të Ministrisë britanike të Mbrojtjes njoftuan se Rusia pritet të shtojë radhët e forcave të saj të armatosura.
Sipas raportit të fundit të kësaj ministrie, në fillim të kësaj jave, deputetët e parlamentit rus prezantuan një projekligj që parashikon ndryshimin e moshës së meshkujve për thirrjen në shërbimin e detyruar ushtarak, nga 21 vjeç në 30 vjeç. Aktualisht, në shërbimin e detyruar ushtarak merren rusët e grupmoshës 18 deri në 27 vjeç.
Sipas ministrisë britanike, ligji ka shumë mundësi të miratohet dhe mund të hyjë në fuqi në muajin janar. “Zyrtarisht Rusia po pengon që meshkujt që regjistrohen për shërbimin ushtarak të marrin pjesë në luftimet në Ukrainë, edhe pse qindra prej tyre mund të kenë shërbyer në operacione për shkak të ngatërresave administrative ose janë detyruar të firmosin kontratat”, tha ministria.
Sipas raportit të shërbimeve britanike, shumë të rinj nga mosha 18-21 vjeç po kërkojnë që ata të bëjnë përjashtim nga ligji me qëllim që të vazhdojnë edukimin e tyre.
Ndërkohë sipas Institutit amerikan për Studime të Luftës forcat ruse kanë kryer sulme tokësore në Bakhmut, Donetsk dhe rajonin Kupyansk-Svatove-Kreminn.
Sipas të dhënave nga Rusia, trupat ruse zmbrapsën forcat ukrainase përgjatë vijës së frontit në Ukrainën jugore./VOA
Të tjera
-
Betohet anëtari i ri i Këshillit Prokurorial nga radhët e Odës së Avokatëve të Kosovës
Në mbledhjen e 249-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës, të martën, është b...
-
Samiti i Paqes për Ukrainën, Osmani: Isha për t’i treguar botës rrëfimin e popullit të Kosovës dhe përkushtimin për paqe
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një video përmbledhëse nga Samiti i Pa...
-
Trendafilova i jep paralajmërimin e fundit Haradinajt
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilo...
-
Kështu duket tuneli i Llogorasë, hapet me 5 korrik
Shqipëria ndër vite mbetet një ndër destinacionet më të mira për pushime, sid...
-
Hekurudha Prishtinë – Durrës, ministri Aliu thotë se Kosova shndërrohet në pikë shpërndarëse të mallrave
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ...
-
Sot nënshkruhet marrëveshja për heqjen e vizave nga Izraeli për shtetasit e Kosovës
Këtë të martë do të nënshkruhet marrëveshja për heqjen e vizave nga Izraeli p...
-
Kurti shpërndan rrëfimin e gazetarit britanik që xhiroi sulmin mbi familjen Jashari
Kryeministri i Kosovës ka shpërndarë një reportazh për video-gazetarin Vaugha...
-
Gjendet e pa jetë një 35-vjeçare në bregun e liqenit të Fierzës, dyshohet se…
Në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqen...
-
KRU “Prishtina” paralajmëron aksion të madh të shkyçjeve për nesër në Veternik
KRU “Prishtina” ka paralajmëruar aksion të madh ndaj borxhlinjve të mëdhenj t...
-
Lajçak për takimin në Athinë me Kryeministrin e Serbisë: E informova për zhvillimet aktuale në dialog
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me k...
-
Zhduket një person në Pejë
Një person është raportuar i zhdukur në Pejë. “Ankuesi mashkull kosovar ka...
-
40 mijë euro dyshohet se janë vjedhur në një banesë në Prishtinë
40 mijë euro dyshohet se janë vjedhur mbrëmjën e së hënës në Prishtinë. Ra...