Lajme

Ministri Peci në Kamenicë: Me ndërtimin e digës për ujitje trefishohet prodhimtaria bujqësore

Autori: Gazeta inFokus 21:24 | 28 April 2023

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci qëndroi për vizitë në fshatin Shipashnicë e Poshtë të komunës së Kamenicës, vendin ku për pak javë do të filloj të ndërtohet diga për ujitje të tokave bujqësore, projekt ky i cili do të kushtoj rreth 300 mijë euro, e që konsiderohet të jetë një ndër projektet më të rëndësishme në sektorin e bujqësisë që nga paslufta.

Ministri Peci tha se me realizimin e këtij projekti prodhimtaria bujqësore prej vitit të ardhshëm do të trefishohet.

“Bëhet fjalë për ndërtimin e digës në njërin prej lokaliteteve të Kamenicës në të cilën do të mundësohet futja në sistem të ujitjes e rreth 570 hektarëve me tokë bujqësore, e që në bazë të analizës që kemi bërë bashkë edhe me Komunën, del që prodhimtaria bujqësore prej vitit të ardhshëm, do të trefishohet në kuadër të kulturës bujqësore.

-Advertisement-

Pra, me një investim kapital që është më i rëndësishmi që pas luftës në Kosovë, ne po mundësojmë futjen e 570 hektarë e të ri nën ujitje”, tha ndër tjera Peci.

Ndryshe, Ministri i BPZhR-së, Faton Peci vitin e kaluar ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me shtatë komuna të Republikës së Kosovës për investime në sistemet e ujitjes, prej të cilave edhe Komuna e Kamenicës është përfituese nga buxheti prej 2.42 milionë euro i destinuar për investime në sistemin e ujitjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera