Lajme

Ministri Murati informon publikun në Facebook, pas vonesës në konferencë

Autori: Gazeta inFokus 20:18 | 25 January 2023

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, sot kishte planifikuar ta mbajë një konferencë për media.

Por si shpeshherë, edhe kësaj radhe shefi i kuletës kosovare u vonua dhe për këtë, gazetarët morën vendim që ta bojkotojnë – me të drejtë – Muratin.

Megjithatë, meqenëse nuk pati mundësi të fliste para gazetarëve, Murati tashmë zgjodhi që ta informojë publikun përmes Facebookut të tij.

-Advertisement-

Para pak minutash, ai shkroi se për më shumë se 208 mijë familje që kanë kursyer energjinë, Ministria e Financave ka përllogaritur dhe procesuar paratë për faturën e muajit dhjetor.

“Dhe kjo tash mund të shihet në llogarinë tuaj online me KESCO me përshkrimin “GOVSUB  Energy Saving/2022/P12””, shkroi Murati.

Krejt në fund, i pari i MF-së bëri thirrje që të kursehet energjia elektrike.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera