Lajme

Ministri Mehaj në vizitë zyrtare në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 06 September 2022

Me ftesë zyrtare nga autoritetet më të larta të Universitetit të Forcave të Armatosura – Helmut Schimdt, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, do të shkojë për vizitë zyrtare në Gjermani.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Mehaj do të realizojë takim me homologen gjermane, ministren e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, takim ky i pari i një ministri të mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Bundeswehr, thuhet në një komunikatë për media.

Gjithashtu gjatë kësaj vizite, Mehaj do të realizojë edhe takimin e radhës së Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës që organizohet nën patronatin e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së, në Ramstein.

-Advertisement-

Vizita e ministrit Mehaj në Gjermani, pas vizitave të ndërsjella në nivel ministrash është me rëndësi shumë të madhe për proceset zhvillimore të vendit në përgjithësi dhe për proceset zhvillimore e integruese të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në veçantim thuhet tutje në komunikatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera