Lajme

Ministri Latifi udhëton për në Austri

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 15 August 2022

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Rifat Latifi ka udhëtuar për në Austri, njofton ministria.

Sipas MSh-së, ai do të marr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Kirurgji, “ku do të marrin pjesë shumë personalitete nga fusha e kirurgjisë dhe ku do të trajtohen të rejat e fundit në këtë lëmi shkencore”.

“Në këtë konferencë, Ministri Latifi do të flasë dhe bëj një prezantim për sistemin shëndetësor të Kosovës si dhe angazhimet e tij si Ministër i Shëndetësisë për transformimin dhe zhvillimin e sistemit shëndetësor si dhe tema të tjera”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera