Lajme

Ministri i Shëndetësisë ka dhënë dorëheqje

Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 06 October 2022

Gazetari Ermal Panduri ka bërë një status në profilin e tij në Facebook e në të cilin ka thënë se “ministri i Shëndetësisë ka dhënë dorëheqje!”

Nuk dihet nëse z. Panduri e ka të konfirmuar një informacion të tillë, por nuk ka bërë asnjë figurë (emoji) për të dhënë shenjë se po tallet me këtë lajm.

Nacionale është duke provuar që të kontaktojë me burimet e saj informacionin për të mësuar nëse një gjë e tillë është e vërtetë.

-Advertisement-

Latifi ka qenë mes ministrave më të kritikuar të Qeverisë Kurti II. Ai kishte ardhur në krye të ministrisë, pas përfundimit të zgjedhjeve lokale e pas të cilave nuk ishte kthye në pozicion z. Arben Vitia – që kishte qenë kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës.

Statusi i plotë i z. Panduri:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera