Lajme

Ministri i Pushtetit Lokal: Serbia po ankohet rrejshëm, ajo vet arreston dhe maltręton serbët e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 17 April 2024

Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka reaguar pas tensioneve të krijuara ku në mesin e të bllokuarve sot në kufijt e Serbisë, qe edhe zëvendësdrejtori i policisë, nga radhët e komunitetit serb.

Ai thotë se Serbia po ankohet rrejshëm, për të drejta të serbëve në Kosovë, ku sipas tij, ajo vet arreston, maltreton e kërcënon secilin serb që shfrytëzon të drejtat e tij në Kosovë, transmeton klankosova.tv.

”Republika e Kosovës në kuadër të drejtave të avansuara për komunitete joshumicë e ka ndër të tjera të përcaktuar që zv.drejtorin e Policisë ta ketë nga radhët e komunitetit serb. Ndërkohë që Serbia rrejshëm ankohet për të drejta të serbëve në Kosovë, ajo pikërisht arreston, maltreton e kërcënon secilin serb që shfrytëzon të drejtat e tij në Kosovë e integrohet në vendin e tij. Rasti i sotëm i ndalimit nga Serbia të zv.drejtorit Jankoviq dhe disa zyrtarëve të tjerë të Policisë së Kosovës nga komuniteti serb është prova më e qartë e pozicionit hipokrit të Serbisë”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera