Ministri i Kurtit që merr vetëm 50 për qind të pagës tash e 3 muaj

Autori: Gazeta inFokus
22:23 | 11 January 2023
Është udhëheqës i Kuletës Shtetërore.
Por ministri i Financave, Hekuran Murati, tash e sa muaj merr përgjysmë më pak para se çka i takojnë nga vetë institucioni që drejton.
Krejt kjo ndodhi pas vendimit të tij për të hapur konkursin për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës.
Vendim ky, që sipas ligjit s’i takon ministrisë së Financave.
E edhe pas paralajmërimeve të Këshillit Të Pavarur për Mbikëqyrjen e Shërbyesve Civil që të anulohet ai konkurs, ministri Murati nuk e bëri një veprim të tillë.
Prandaj, që nga muaji tetor i vitit të kaluar, me vendim të KPMShCK-së, ministrit Murati iu zvogëlua paga për 50% si masë ndëshkuese.
Vendimin e Këshillit po e mbështesin edhe njohësit e ligjit.
Juristi Asdren Bytyqi, thotë që ligji për Shërbyesit Civil e përcakton se Ministria e Punëve të Brendshme është përgjegjëse për konkursin e ATK-së.
Bytyqi e konsideron vendimin e ministrit të Financave si jo profesional.
T7 ka tentuar të marrë një përgjigje nga Ministria e Financave në lidhje me këtë çështje, mirëpo nuk janë përgjigjur.
Vendimi për zbritje 50% në pagë do të jetë në fuqi deri sa ministri Murati të zbatojë kërkesën e KPMShCK-ë për konkursin në fjalë.

Të tjera
-
Kuvendi del me njoftim, nesër vazhdon seanca konstituive
Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës është caktuar të mbahet...
-
Emilija Rexhepi: E mbështes Kurtin për qeveri të re – nuk e di pse deputetët dolën kundër njëri-tjetrit
Zëvendëskryeministrja e Qeverisë Kurti 2, Emilija Rexhepi, ka thënë se do ta ...
-
Plạgọset një 30-vjeçar në Milot, pas një sherri me thikạ
Një person ka mbetur i plagosur me thikë në Milot, pas konfliktit me tre pers...
-
Pensionet, Rama: Rritje graduale, synojmë që minimali të jetë 200 euro
Kryeministri, njëherazi kryetari i PS, Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë ...
-
Serbia me qeveri të re, Gjuro Macut zgjidhet kryeministër
Është zgjedhur Qeveria e re e Serbisë. Gjuro Macut është zgjedhur kryeministr...
-
Bullgaria s’përfshihet në aleancën Kosovë, Shqipëri, Kroaci, Çitaku: Maqedonci foli në emër të Bullgarisë, amatorizëm
Zyrtarja e lartë e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se është amatorizëm diploma...
-
Hamza takohet me Prattipatin, viziton zonat që po deminohen në Mitrovicën Jugore
Anu Prattipati nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka takuar so...
-
PDK konfirmon se nesër shkon në vazhdimin e seancën konstituive, Çitaku: E kemi obligim në bazë të rregullores
Deputetët e Partisë Demokratike e Kosovës nesër do të jetë në Kuvendin e Koso...
-
Haradinaj në Ankara: Turqia mbetet e angazhuar për rajonin dhe e përkushtuar për Kosovën
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar për vizitë sot në Ankara të ...
-
Abdixhiku mirëpret përgjigjen e Osmanit: Do të kërkojmë sërish dorëheqjen e atyre që duan t’i mbajën dy poste
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se e mirëpret përgjigjen e presi...
-
KDI: Të mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit brenda 48-orëve
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka bërë thirrje që të mbahet brenda 48-o...
-
AAK-ja do të shkojë në seancën tjetër konstituive të Kuvendit
Deputetja e zgjedhur e Aleancës për Ardhmërimë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka b...