Fokus

Ministri i Kurtit i dekoruar nga Hashim Thaçi (Dokument)

Autori: Halil Berisha 16:00 | 06 January 2020

Albin Kurti, pak para se të takohet me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, ka publikuar një video-mesazh.

Aty, i bën një ofertë të re LDK-së, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa edhe përmend emrat e një zëvendëskryeministri dhe pesë ministrave nga partia e tij.

-Advertisement-

Në mesin e tyre është edhe Blerim Reka, i cili ishte vitin e kaluar kandidat për President të Maqedonisë së Veriut, e të cilit Kurti po i beson ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, kur u takua Kurti me Thaçin, atmosfera ishte goxha e ftohtë, por që e tillë po del të mos jetë në mes të Thaçit e Rekës.

Madje, ky i fundit edhe ishte dekoruar nga Presidenti Thaçi me “Medaljen Presidenciale të Meritave”, më 21 nëntor të vitit 2016.

Kjo shihet edhe në dokumentin e evidencave për dekoratat e dhëna nga Presidenti Hashim Thaçi.

Mirëpo, raporti i mirë i Rekës e Thaçit nuk vërehet vetëm këtu.

Në vitin 2015, saktësisht më 26 janar, kur Thaçi në cilësinë e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të jashtëm ishte për vizitë në Universitetin e Everopës Juglindore në Shkup, u prit edhe nga Reka.

Ky i fundit në rolin e prorektorit për marrëdhënie ndërkombëtare kishte pasur fjalë të mëdha për Hashim Thaçin, shkruan gazeta inFokus.

Këtë të fundit, Reka e kishte cilësuar si faktor pa të cilin nuk zhvillohet asnjë proces politik në Kosovë.

Kjo gjë është e shkruar edhe në njoftimin zyrtar në faqen e Universitet për takimin e asaj kohe./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera