Lajme

Ministri i Jashtëm rumun: Të ndalen tensionet në veri, Kosova dhe Serbia të vazhdojnë dialogun

Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 14 November 2022

Ministri i Jashtëm i Rumanisë, Bogdan Aurescu para takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, ka inkurajuar Kosovën dhe Serbinë që të vazhdon dialogun dhe se situata në veri të Mitrovicës të mbahet nën kontroll.

Në këtë takim ku do të raportohet edhe për Kosovën, Aurescu tha se sot do të rikonfirmoj mbështetjen për zgjerimin e Bashkimit Evropian, me vendet e Ballkanit Perëndimor, derisa foli edhe për veriun e Kosovës.

“Është shumë e rëndësishme që tensionet në pjesën veriore të Kosovës të ndalen. Dhe nga ky këndvështrim, nga përfshirja e përgjithshme e BE-së për Ballkanin Perëndimor, mendoj se samiti që do të zhvillohet më 6 dhjetor, në Tiranë, do të jetë shumë i rëndësishëm.

-Advertisement-

Ne vazhdojmë të inkurajojmë dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe shpresojmë që situata të mbahet nën kontroll. Gjithashtu është e mirëseardhur paketa e ndihmës për mbështetje për sigurinë energjetike në Ballkan, e cila është në përgatitje e sipër. Siç e dini, ajo kap vlerën e 1 miliard eurove, dhe është shumë e rëndësishme të kemi këtë mbështetje për rajonin”, tha ai./kp/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera