Ministri i Jashtëm i Kroacisë: Vuçiqi në linjë të politikës së Millosheviqit për Serbinë e Madhe
Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 08 August 2020
Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, i është kundërpërgjigjur presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se “Operacioni Stuhia” ka qenë krimi më i madh pas Luftës së Dytë Botërore.
Ai thotë se Vuçiqi ende në linjë të politikës së Millosheviqit për “Serbinë e Madhe”, transmeton koha.
“Na vjen keq që lidershipi politik në Beograd është në linjë me politikën e mposhtur të Slobodan Millosheviqit, dhe kjo ndërhyrje në çështjet e brendshme të një shteti tjetër është në kundërshtim me parimet fundamentale të marrëdhënieve dhe të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë ai për reporterët, si përgjigje kundër mesazheve të sotme të Vuçiqit për shënimin e përvjetorit të “Stuhisë”.
Sipas agjencisë Hina, Radman ka thënë se “Stuhia” parandaloi spastrimin etnik.
“Stuhia parandaloi spastrimin etnik dhe katastrofën humanitare në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë, dhe pikërisht gjatë ‘Krajina’, spastrimi etnik u krye nga serbët që dëbuan të gjithë kroatët, por jo edhe serbët. Dhe me ‘Stuhinë’ ai territor përsëri është sjellë në rendin administrativ dhe juridik të Republikës së Kroacisë”, ka thënë Radman.
Ai gjithashtu ka thënë se serbët në Kroaci i zgjidhin çështjet e tyre në institucione dhe me përfshirjen në shoqërinë kroate.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...