Lajme

Ministri i AAK-së paralajmëron dorëheqjen nga Qeveria Hoti

Autori: Gazeta inFokus 08:13 | 30 October 2020

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka thënë se do ta shqyrtojë dorëheqjen nëse Autoriteti Kosovar i Konkurrencës vlerëson se ka konflikt interesi në tenderin 5 milionë eurosh, të fituar pikërisht nga kompania e tij.

“Nëse konkludohet se në këtë rast ka konflikt interesi, unë do të shqyrtoj dorëheqjen nga pozita ime si ministër i Ekonomisë”, tha ai.

Pas kësaj, Kuçi u largua duke thënë se nuk pranon të flas për çështje të tjera, ani pse duhej të përgjigjej si ministër për temat në të cilat ka përgjegjësi.

-Advertisement-

Kujtojmë se Front Online kanë qenë të parët që kanë raportuar për tenderin 5 milionë euro për ndërtimin e spitalit të Prizrenit, i cili ësht fituar pikërisht nga kompania “Hidroterm”, pronar i së cilës është Blerim Kuçi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera