Lajme

Ministri Dimitrov në Athinë me ftesë zyrtare nga Kotxias

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 03 June 2017

Ministri i punëve të jashtme Nikolla Dimitrov e ka pranuar ftesën e shefit të diplomacisë greke Nikos Kotxias dhe do ta vizitojë Athinën për kohë të shpejtë.

Sipas informatave të Tv 24, shefat e diplomacive të Greqisë dhe Maqedonisë tanimë kanë vendosur komunikim. Kotxias i është lajmëruar Dimitrovit t’ia urojë postin dhe e ka ftuar që të jetë mysafiri tij.

Shefi i diplomacisë greke tanimë paralajmëroi se pas zgjedhjes së qeverisë së re do ta intensifikojë bashkëpunimin me Maqedoninë.

-Advertisement-

“Disa herë biseduam me zotin Zaev dhe do ta ftojë kolegun tim Dimitrov në Athinë, që të gjejmë mënyrë për të intensifikuar bashkëpunimin dhe ti zgjidhim të gjitha problemet e kahmotshme, relativisht edhe në frymën e konsensusit demokartik. Siç e dini, u tregojë studentëve të mijë dhe në ministri, se tregimi duhetë të jetë shkollë, e jo burg. Ne duam që fqiu ynë i cili ka hyrë në burg vetë që të kuptojë se një pjesë e kulturës evropiane është konsensus kompromisi në politikën e jashtme dhe fqinjësinë”, ka deklarura Kotxias.

Ministri i punëve të jashtme Dimitrov ka paralajmëruar se do të bëjë politikë të mençur dhe zhvillimore me fqinjët. Emri nuk është lënë pjesë e betejës partiako-politike, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera