Ministri i Diasporës jep një njoftim të rëndësishëm për bashkatdhetarët
Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 04 July 2017
Ministri i Diasporës, Valon Murati ka bërë një kërkesë për bashkatdhetarët kosovarë.
Ai i ka lutur ata që të kthehen në Kosovë gjatë sezonit të verës, duke iu sqaruar një mënyrë se si të informohen rreth situatës nëpër pikat kufitare.
Murati ka treguar se Merdarja mund të jetë sërish pika më problematike për ta kaluar, andaj është mirë që ajo të shmanget për shkak të punimeve në terminalin e ri, shkruan Indeksonline.
Ministri u ka ofruar bashkatdhetarëve një mundësi që për çdo lloj telashi që mund të kenë gjatë rrugës për në Kosovës, sidomos gjatë kalimit nëpër Serbi, ata të kontaktojnë në këto të dhëna:
1.Zyra e Kosovës në Beograd në +38166247743 dhe [email protected]
2. Ministria e Diasporës në [email protected].
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Muratit:
Të nderuar bashkatdhetarë, të gjithë ju që do ktheheni në atdhe gjatë pushimeve të verës, ju rekomandoj të konsultoni paraprakisht aplikacionin e mëposhtëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme në të cilin tregohet në kohë reale se cila është gjendja nëpër pikat kufitare. Kështu ju keni mundësi t’i ndryshoni ato. Edhe për shkak të punimeve të terminalit të ri por edhe për shkak të përqëndrimit që ndodh në Merdare gjatë ardhjes suaj, ajo pikë kufitare mund të jetë prapë më problematikja sa i përket pritjeve, andaj në konsultim edhe me Policinë e Kosovës ju rekomandojmë që sipas mundësive ta shmangni atë pikë dhe t’i përdorni edhe pikat e tjera kufitare. Për çfarëdo telashe që mund ta keni gjatë rrugës për në Kosovë, sidomos ata që kalojnë nëpër Serbi ju ftoj ta njoftoni në rastin e parë Policinë e Kosovës dhe Zyrën e Kosovës në Beograd në +38166247743 dhe [email protected] por edhe Ministrinë e Diasporës në [email protected].
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...