Ministri Çeku tregon se ku do të vendoset Muzeu i Artit Bashkëkohor
Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 03 September 2024
Muzeu i Artit Bashkëkohor do të vendoset në një nga anekset e ish- ndërmarrjes “Rilindja”.
Kështu ka bërë të ditur, ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, përmes një postimi në Facebook.
Çeku ka bërë të ditur se caktimi i aneksit të “Rilindjes “ si selia e Muzeu i Artit Bashkëkohor (MAB) është bërë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme.
“Po fillon një ëndërr. Muzeu i Artit Bashkëkohor, i cili ligjërisht u themelua në dhjetorin e vitit 2023 tash ka lokacionin e ndarë. Në pajtim dhe bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme ky muze do të vendoset brenda aneksit të ndërtesës së ish-Rilindjes. Në fazën e parë do të hartohet projekti, ndërsa pa humbur kohë do të shpallim procedurat për realizimin e punimeve. Në fazën e parë do të hartohet projekti, ndërsa pa humbur kohë do të shpallim procedurat për realizimin e punimeve”- ka shkruar ministri Çeku.
Sipas tij, Kosova do të ketë një muze që do të fuqizojë lidhjet dhe pozicionin tonë shtetëror në skenën botërore të artit, institucion të rëndësisë së veçantë që do të ofrojë mundësi të reja zhvillimi dhe promovimi për artin dhe artistët tanë bashkëkohorë.
Ministri Çeku ka falënderuar edhe Këshillit Inicues të Muzeut të Artit Bashkëkohor, në përbërje”, kryesuesit Yll Rugova, anëtarëve Petrit Halilaj, Sislej Xhafa, Flaka Haliti, Erëmirë Krasniqi, Zake Prelvukaj, Nita Hoxha Salihu, Valdete Pacolli, Fisnik Abazi, dhe të gjithë profesionistëve të tjerë, vendorë e ndërkombëtar që ishin pjesë e diskutimeve për konceptin e MAB-së.
Të tjera
-
“Thaçi dhe të tjerët”, ZPS-ja s’do të mbështetet më në dëshmitë e 12 dëshmitarëve
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë të ditur se në rastin “Thaçi dhe të...
-
Haxhiu pritet nga Spiropali, flasin për thellimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u takua sot me kryetaren e Kuvendit ...
-
Murati, Abdixhikut pë koeficientin 150: Humor i pashije – rritja e pagave bëhet veç sa është rritur ekonomia
Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka reaguar kandidatit për kryeministë...
-
Rehatohet në pozitë të lartë në KEK edhe kryetarja e Organizatës së Grave të Vetëvendosjes
Njerëz të Lëvizjes Vetëvendosje po vazhdojnë të marrin pozita të rëndësishme ...
-
Tetori rozë, IKShPK: Një muaj solidariteti kundër kancerit të gjirit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Qendrat Rajonale të ...
-
Bajrami: Manipulimeve po ju vjen fundi, raporti i ZKA-së tregon për 31 milionë eurot për karburante
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka dalë më një sqarim shtesë për deklara...
-
Shkon në mbi 200 numri i viktịmạve nga vërshimet në Spanjë
Numri i viktimave nga vërshimet katastrofike në Spanjë është rritur në 205 më...
-
Këshilli Drejtues i Institutit të Historisë “Ali Hadri” miraton Statutin e këtij institucioni
Këshilli Drejtues i Institutit të Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë ka mirat...
-
Stresi dorëzohet në polici, flet babai i tij
Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, është dorëzuar sot ...
-
Parandalohet kontrabanda e medikamenteve në Han të Elezit, vlera e tyre rreth 15 mijë euro
Dogana e Kosovës ka parandaluar një përpjekje për kontrabandë medik...
-
“Buka jote të vrẹt”, prokurori thotë se Pleskoviq si fëmijë kishte luajtur me shqiptarët që i vrạu në lụftë
Prokurori Special, Ilir Morina, ka thënë se gjatë shqyrtimit gjyqësor do ...
-
Të hënën mblidhet kryesia e Kuvendit
Kryesia e Kuvendit do të mbajë mbledhje të hënën. Duke filluar nga ora 11:...