Lajme

Ministri Aliu del në terren, bën thirrje që të shmangen rrugët e vërshuara

Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 19 January 2023

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka dalë në terren për të parë nga afër gjendjen e krijuar nga vërshimet.

Aliu ka thënë se kompanitë e MVD-së të kontraktuara nga MMPHI janë në terren për pastrimin e rrugëve.

“Pas reshjeve të pa ndërprera të shiut dhe vërshimeve eventuale, zyrtarë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë dalur në terren për të parë nga afër gjendjen e krijuar, me ç’rast janë duke u marrë masa për pastrimin e të gjitha rrugëve. Kompanitë e MVD-së të kontraktuara nga MMPHI-ja, janë në terren për pastrimin e akseve, normalizimin e qarkullimit rrugor dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e automjeteve që nga orët e hershme të mëngjesit”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

-Advertisement-

Po ashtu, Aliu ka bërë thirrje qytetarëve në zonat e rrezikuara që të bëjnë kujdes dhe të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, teksa tha se si Ministri janë duke bërë hartimin e Planeve për Menaxhimin e Rrezikut, që të jenë të përgatitur në situata të tilla.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve në zonat e rrezikuara që të bëjnë kujdes me lëvizjet e tyre në orët në vijim, të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të njoftojnë strukturat vendore për ndihmë të nevojshme. Ministria është duke bërë Hartat e Rrezikshmërisë nga Përmbytjet dhe hartimin e Planeve për Menaxhimin e Rrezikut nga Përmbytjet dhe Thatësirat, në mënyrë që në situata të tilla të jemi shumë më të përgatitur, dhe të përmirësojmë kapacitetet parandaluese dhe reaguese për situata të ngjashme”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera