Lajme

Ministri ​Selimi takohet me shefin e EULEX-it

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 30 September 2020

Ministri i Drejtësisë Selim Selimi sot gjatë një takimi me shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka pranuar raportin e fundit të këtij misioni për sistemin gjyqësor të Kosovës, i cili së shpejti pritet të lansohet për publikun.

Selimi dhe Wigemark diskutuan edhe për ecurinë e hartimit të Strategjisë sektoriale për sundim të ligjit, parandalimin e dhunës në familje, si dhe trajtimin e rasteve të shënjestruara.

“Gjithashtu ngrita shqetësimin në lidhje me operacionet e fundit të kryera nga Zyra e Prokurorit të Specializuar”, shkruan Selimi në një postim në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera