Ministrat e jashtëm të G-7 takohen për Ukrainën

Autori: Gazeta inFokus
09:45 | 13 May 2022
WEISSENHAUS, Gjermani – Diplomatët më të lartë nga Grupi i Shtatë vendeve më të zhvilluara u mblodhën të enjten në një qytet në pjesën veriore të Gjermanisë për një takim tre-ditor të përqëndruar tek lufta e Rusisë kundër Ukrainës dhe ndikimin më të gjerë që ajo po ushtron në mbarë botën, veçanërisht tek çmimet e ushqimit dhe energjisë.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, organizatore e takimit, tha se konflikti tashmë ishte shndërruar në një “krizë globale”, sepse dërgesat e të korrave kryesore janë bllokuar në Ukrainë, një vend i madh eksportues i produkteve bujqësore.
“Njëzet e pesë milionë tonë drithë janë aktualisht të bllokuara në portet e Ukrainës, veçanërisht në Odesa”, tha zonja Baerbock. Drithërat janë ushqim për miliona njerëz në mbarë botën dhe nevojiten me urgjencë në veçanti në vendet afrikane dhe në Lindjen e Mesme.
“Kjo është arsyeja pse ne po diskutojmë se si mund të zhbllokohet bllokada e grurit e ushtruar nga Rusia, si mund ta shpërndajmë drithin nëpër botë”, shtoi ajo.
Zonja Baerbock paralajmëroi se ndryshimi klimatik është gjithashtu një faktor në krijimin e emergjencës globale të ushqimit dhe se kjo është një tjetër temë që ministrat planifikojnë ta diskutojnë gjatë takimit të tyre në Weissenhaus, në bregdetin gjerman të Detit Baltik në verilindje të Hamburgut.
Rreth 3500 oficerë policie u dislokuan në zonë për të ofruar siguri.
Ministrat e Jashtëm të Ukrainës dhe Moldavisë fqinje, e cila mendon se mund të bëhet objektivi i radhës i agresionit të Rusisë, janë ftuar të marrin pjesë në takim. Ministri i Jashtëm i Indonezisë, vendi i të cilit kryeson Grupin e 20 ekonomive kryesore këtë vit, pritet të marrë pjesë virtualisht në një pjesë të takimit të premten, kur të jenë në rendin e ditës marrëdhëniet me Kinën.
Duke folur më herët të enjten në Berlin, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba përshëndeti vendimet e fundit të qeverisë gjermane për të rritur mbështetjen ushtarake për vendin e tij.
“Shohim një dinamikë pozitive, pozitive”, u tha zoti Kuleba gazetarëve pas një takimi me ligjvënësit gjermanë. “Duhet të sigurohemi që kjo dinamikë pozitive të ruhet”.
Zoti Kuleba tha se ai e konsideronte si një “sinjal fuqie” që Partia Social Demokrate e qendrës së majtë të Kancelarit Olaf Scholz kishte hequr dorë nga kundërshtimi i saj për t’i dhënë Ukrainës armë të rënda.
Ai shprehu gjithashtu shpresën se Bashkimi Evropian do të miratojë së shpejti kërkesën e Ukrainës për të filluar procesin e anëtarësimit në union. Presidenti francez Emmanuel Macron ka sugjeruar se mund të kalojnë dekada përpara se Ukraina të jetë gati për t’u bërë një anëtare e plotë e BE-së.
Zonja Baerbock vizitoi së fundmi Kievin, duke u bërë kështu përfaqësuesja e parë e lartë e Gjermanisë që udhëton në kryeqytetin e Ukrainës që nga fillimi i luftës, dhe ofroi mbështetje për aplikimin e Ukrainës për anëtarësim në BE.
Në takimin në Weissenhaus morën pjesë edhe ministrat e jashtëm të Britanisë, Kanadasë, Francës, Italisë dhe Japonisë. Nënsekretarja e Shtetit Victoria Nuland po përfaqëson Shtetet e Bashkuara; Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken po kurohet nga COVID-19, por është planifikuar të udhëtojë në Berlin për një takim në fundjavë të ministrave të jashtëm të NATO-s.
Gjatë mbledhjes së NATO-s do të dëgjohen gjithashtu ministrat e jashtëm të Suedisë dhe Finlandës, ndërsa të dy vendet janë gati të bashkohen me aleancën ushtarake perëndimore mes shqetësimeve për kërcënimin ushtarak nga Rusia./VOA
Të tjera
-
Ish-zëvendësministri dhe anëtari i kryesisë së PDK-së, publikon video ku shtihet me armë
Ish-zëvendësministri i Qeverisë së Kosovës, njëherit edhe anëtarë i kryesisë ...
-
Sulmon policët, arrestohet 20 vjeçari në Suharekë
Njësiti patrullues i Stacionit Policor në Suharekë, gjatë shqiptimit të një t...
-
Nuk do ta besoni se çfarë i ka ndodhur kryetarit të KOK-ut në Japoni
Kryetari i Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ekskluziv...
-
EMOCIONUESE: Kryetari i KOK-ut Ismet Krasniqi tregon një moment rrëqethës për Majlinda Kelmendin
Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i ftuar në emisionin...
-
EKSKLUZIVE: Kjo është shifra marramendëse që Kosova do të paguante për marketing e që Majlinda e Distria e bën me fitoren e tyre
Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka treguar vlerën të...
-
Shaip Kamberi fiton mandatin e deputetit në Beograd
Pas rivotimit për herë të dytë në fshatin Tërnoc ne lagjen e strukturvae ësht...
-
Krasniqi: Kosova po vuan nga një qeverisje depresive, prandaj ambasadat janë plot me aplikime
Kryetari i PDK-së, Memli Kasniqi, me zyrtarë të tjerë të PDK-së kanë mbajtur ...
-
Aksident në qendër të Prishtinës, ka të lënduar
Një aksident trafiku sapo ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë....
-
Reagon fuqishëm Klitschko pasi që u citua “sikurse Kosova që është çliruar nga Serbia, do të çlirohemi nga Rusia”,
Kryetari i Kievit, Vitaly Klitschko, nuk ka bërë asnjë deklaratë për Kosovën ...
-
Përleshje në Prishtinë, dy persona bëhen për spital
Një përleshje fizike mes disa personave ka rezultuar në lëndimin e dy prej ty...
-
Ministri i Shëndetësisë prezanton ekspertin me renome botërore për përmirësimin e shëndetësisë në Kosovë
Rifat Latifi, ministër i Shëndetësisë ka njoftuar se ka biseduar me një ekspe...
-
E rëndë/ Nxirren trupat e dy të miturve që u mbytën në liqen
Janë nxjerrë nga liqeni i Prushtit trupat e pajetë të dy fëmijëve. Ngjarja e ...