Lajme

Ministrat e BE konfirmuan ndryshimet në kapitullin 35 në negociatat me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 22 April 2024

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian miratuan ndryshimet në kapitullin 35 në negociatat e anëtarësimit me Serbinë.

Ndryshimet kanë të bëjnë me obligimet e Serbisë që dalin nga marrëveshjet e arritura me Kosovën vitin e kaluar në Bruksel dhe Ohër.

Pasi Këshilli i Ministrave të BE-së e miratoi këtë, kapitulli 35 në negociatat e anëtarësimit me Serbinë tashmë është ndryshuar dhe plotësuar zyrtarisht, transmeton Paparaci.

-Advertisement-

Brukseli do ta njoftojë Serbinë për ndryshimet me shkrim.

Kapitulli 35 i negociatave të anëtarësimit ndërmjet Brukselit dhe Beogradit i referohet normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Në tekst në kapitullin 35, thuhet se avancimi i negociatave të anëtarësimit të Serbisë në BE do të udhëhiqet nga përparimi i vendit në përgatitjet për anëtarësim.

Kjo, siç thuhet, do të matet veçanërisht në lidhje me angazhimin e vazhdueshëm të Serbisë në përmirësimin e dukshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Kosovën, si dhe kërkesat e tjera të përfshira në pikën 23 të kornizës së negociatave.

Në tekst po ashtu theksohet se Serbia duhet të zbatojë plotësisht obligimet e saj që dalin nga Marrëveshja për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas Aneksit të saj për implementim, të dakorduar më 18 mars 2023, përcjell Paparaci.

“Të gjitha diskutimet në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes do të zhvillohen në kuadër të dialogut me mbështetjen e BE-së”, thuhet në tekstin e ndryshimeve në kapitullin 35 në kornizën e negociatave ndërmjet Brukselit dhe Beogradit.

Përfaqësuesi i BE-së, Peter Stano, me rastin e miratimit zyrtar, deklaroi se edhe Serbia edhe Kosova kanë pranuar që obligimet e tyre që dalin nga Marrëveshja në rrugën e normalizimit do të bëhen pjesë integrale e rrugëve të tyre integruese evropiane.

Sipas tij, aneksi i zbatimit i përmbyllur në Ohër në mars të vitit 2023 pasqyron edhe këtë përkushtim të dy palëve.

“Ne mirëpresim miratimin e sotëm nga Këshilli të masave të përkohshme të përditësuara, duke përfshirë Marrëveshjen në kapitullin 35 të negociatave të pranimit të Serbisë”, ka thënë Stano.

“Ne presim që të dyja palët të zbatojnë Marrëveshjen dhe të gjitha detyrimet e tjera në kuadër të dialogut në pritje, sepse ajo është vendimtare për rrugët e tyre evropiane”, ka shtuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera