Mimoza në një “shtëpi” me Hykmetën
Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 17 May 2017
Alternativa e Mimoza Kusarit iu ka bashkuar në koalicion parazgjedhor Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mirëpo, Mimoza Kusari dikur ministre e Tregtisë dhe Industrisë kishte akuzuar Hykmete Bajramin e LDK-së gjatë kohës kur kjo e fundit ishte në krye të këtij posti.
Kusari kishte drejtuar akuza të shumta ndaj Bajramit duke e quajtur të papjekur politikisht dhe kritikuar për qeverisjen në Ministrinë e Tregtisë.
Bajrami i kishte reaguar Kusarit duke ia numëruar shkeljet që ajo kishte bërë gjatë mandatit të saj.
Mes tjerash Bajrami i kishte thënë Kusarit se është shumë e aftë që të bëjë reklamim madje të shes edhe “kalin e ngordhur”.
“Zonja Kusari, unë e pranoj se ne politike jam shume me vone se ju, nuk ju afrohem me aftësinë qe keni për të berë PR – keni aftësi ta shisni kalin e ngordhur thotë populli, as për te zëne miqësi me ndërkombëtaret nuk mund te ju vij afër POR kur jemi te lufta kundër korrupsionit – këtë beteje me mua gjithmonë do ta keshe të humbur”, thoshte Bajrami.
E, Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari- Lila, pas nënshkrimit të koalcioit ka thënë se bashkëpunimin me LDK-në e kanë vendosur për shkak të pajtueshmërisë në program për ekonomi dhe drejtësi.
“Është koalicion i parimeve. Besojmë në një reformë të mirëfilltë të drejtësisë”, ka thënë ajo.
Në anën tjetër, kryeministri në largim Isa Mustafa ka thënë se është kënaqësi e veçantë bashkëpunimi me Alternativën.
“Më vjen mirë që ndajmë preokupimet dhe aspiratat e përbashkëta. Që po krijojmë një qeveri për të ardhmen dhe jam i gëzuar që edhe Avdullah Hoti do të jetë pjesë dhe besojmë që të jemi në krye të Qeverisë. Është zotim i yni që ti dalim ballë sfidave edhe si Alternativë edhe si LDK”, ka thënë Mustafa./Gazeta Fjala/.
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...