Sport

Milot Rashica, ‘raketa’ që është fikë që 249 ditë

Autori: Gazeta inFokus 17:56 | 03 March 2021

Me golat, asistimet, depërtimet dhe shpejtësinë që tregoi në sezonin e kaluar te Werder Bremeni, Milot Rashica, mori epitetin ‘raketa’, shkruan Gazeta inFokus.

Falë paraqitjeve të mira, ai ishte afër të largohet nga Werderi në drejtim të klubeve të mëdha evropiane.

Por, gjithçka dështoi në momentet e fundit dhe ai mbeti pjesë klubit gjerman të paktën deri në fund të këtij sezoni.

-Advertisement-

Që nga transferimi i ti te Werderi, ky është edicioni me negativ i sulmuesit nga Vushtrria.

Ai nuk ka arritur të shënojë asnjë gol në këtë edicion. Në 12 ndeshje, futbollisti kosovar ka bërë vetëm 3 asistime.

Rashica ka pasur probleme edhe me lëndime, të cilat kanë ndikuar që forma e tij mos të jetë në nivelin që është pritur.

‘Raketa’ nuk ka realizuar gol në takimet zyrtare me Werderin që nga 27 qershori i vitit 2020.

Kanë kaluar saktësisht 249 ditë kur Rashica ka shënuar për herë të fundit për skuadrën gjermane.

24-vjecari është pjesë e rëndësishme edhe e kombëtares së Kosovës.

Ai është paraqitur në 28 ndeshje për Kosovën, ku ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 5 asistime./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera