Sport

Milot Rashica ka disa fjalë para ndeshjes me Suedinë

Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 07 October 2021

Kombëtarja e Kosovës në futboll pasditen e së enjtes e ka zhvilluar edhe stërvitjen e fundit para udhëtim në Stokholm, aty ku do të ballafaqohet me Suedinë, në takimin e vlefshëm për kualifikimet e Kupës së Botës ‘Katar 2022’, shkruan Gazeta inFokus.

Pas përfundimit të stërvitjeve ka folur sulmuesi i Norwich Cityt, Milot Rashica, i cili pritet ta nisë nga minuta e parë duelin ndaj suedezëve.

Rashica ka shpresën që Kosova do të ketë paraqitje të mirë sikurse në ndeshjet e muajit shtator, dhe do të arrijë të kthehet me rezultat pozitiv nga Suedia.

-Advertisement-

“Sot ka qenë një stërvitje më e lehtë, duke pasur parasysh se dje ka qenë intensiteti shumë më i madh. Gjatë gjithë javës kemi stërvitur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe sigurisht se do të shkojmë për rezultat pozitiv. Në këtë grumbullim kemi pasur më shumë ditë në dispozicion së bashku dhe besoj që kemi pasur kohë të mjaftueshme të përgatitemi. Duke pasur parasysh lojën e mirë kundër Spanjës, ku përveç rezultatit negativ, kemi krijuar shumë raste, shpresoj se në këtë ndeshje do të arrijmë t’i përfundojmë në mënyrën më të mirë rastet që na jepen dhe do t’i gëzojmë tifozët tanë”.

Kombëtarja e Kosovës niset të premten në mëngjes drejt Suedisë, ku edhe do ta zhvillojë stërvitjen e fundit në stadiumin “Friends Arena” në Solna të Stokholmit, në orën 18:00.

Ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë zhvillohet ditën e shtunë nga ora 18:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera