Sport

Milot Rashica dhe Florent Muslija startues në Bundesligë

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 22 December 2018

Bundesliga gjermane sot zhvillon ndeshjet e javës së 17-të, me pesë ndeshje që janë në orar nga ora 15:30.

Milot Rashica do të jetë titulluar në ndeshjen që Werder Bremen e luan në udhëtim te RB Leipzig.

Anësori nga Kosova ka filluar të gjejë formën në këtë fazë të sezonit, duke u shndërruar në lojtar shumë të rëndësishëm për trajnerin Florian Kohlefld.

-Advertisement-

Nga minuta e parë do të startojë edhe talenti tjetër nga Kosova, Florent Muslija, ku Hannover në shtëpi pret Dusseldorfin.

Për Hannoverin ndeshja ndaj Dusseldorfit është shumë e rëndësishme, pasi të dy skuadrat gjenden në pjesën e poshtme të tabelës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera