Sport

Milot Rashica akoma i paqartë me të ardhmen

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 14 September 2020

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij, shkruan Gazeta inFokus.

Rashica që vazhdon të jetë pjesë e klubit gjerman Werder Bremen, por që pritet të largohet së shpejti, akoma nuk ka thënë diçka konkrete për të ardhmen e tij.

Shumë klube kanë shfaqur interesim për shërbimet e djaloshit nga Vushtrria, megjithatë akoma nuk ka diçka përfundimtare.

-Advertisement-

Clemen Fritz, shefi i Werderit ka konfirmuar që Aston Villa së fundmi ka kontaktuar klubin për Milotin, mirëpo akoma nuk është arritur ndonjë marrëveshje, kjo pasi gjermanët ia kanë venë tarifën prej 25 milionësh 24 vjeçarit kosovar, ndërsa klubi anglez ka ofruar 18 milionë.

Se çka do të ndodhë me të ardhmen e Milot Rashices mbetet të kuptohet në ditët në vazhdim pasi akoma nuk ka  ndonjë diçka zyrtare./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera