Sport

Milot Avdyli shumë afër transferimit tek Aarau

Autori: Gazeta inFokus 22:04 | 24 January 2021

Milot Avdyli është shumë afër transferimit tek skuadra zvicerane, Aarau.

Anësori i Trepçës 89′, Milot Avdyli, ka qenë në prova tek skuadra e Zvicrës që nga 10 janari dhe duket se ka lënë përshtypje të mira në periudhën e tij tek klubi i Aarau.

18 vjeçari përveç stërvitjeve me klubin e parë të Aarau, ka luajtur edhe në dy takime miqësore, atë ndaj Baselit në humbjen (0-5) dhe në duelin ndaj Young Boys (3-2), ku edhe shkëlqeu me gol.

-Advertisement-

Kryetari i Trepçës 89′, Abedin Zeka ka konfirmuar se janë shumë afër marrëveshjes me klubin e Aarau për transferimin e lojtarit të tyre (Milot Avdyli) në Challenge Leauge në Zvicër.

“Po, është e vërtetë. Jemi shumë afër marrëveshjes me klubin e Aarau për transferimin e Milot Avdylit. Nesër mund të përfundojë gjithçka”, tha fillimisht kryetari i Trepçës ’89, Abedin Zeka për ‘GazetaBlic Sport’.

“Milotit i uroj çdo të mirë, fat e suksese, pasi do të luajë në një klub me më shumë perspektiv se klubet në Superligën e Kosovës”, përfundoi Zeka.

Vlen të potencohet se skuadra e Aarau aktualisht ndodhet në vendin e 5’të në Challenge League në Zvicër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera